Partizani vendosi të paguajë gjobën prej 5 milionë lekësh dhe të luajë me tifozë kundër Teutës të dielën. Në këtë mënyrë klubi tashmë ka dalë me një njoftim në lidhje me biletat, që do të nisin të shiten që ditën e premte gjatë harkut kohor 10:00-19:00.
Shitja e biletave do të bëhet te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku edhe do të zhvillohet takimi prej orës 17:00. Ndërkohë vihet re që çmimi ka ndryshuar, një strategji e përdorur edhe më parë nga Partizani kur ka shlyer dënimin e Disiplinës me gjobë.
Kështu, një biletë në ballore dhe në tribunat e tjera do të kushtojë 300 lekë, pra 100 lekë më shumë. Biletat në tribunën kryesore kushtojnë 2-fish në krahasim me takimet e tjera. 1000 lekë të reja do të duhet të paguajnë tifozët që do të blejnë bileta për sektorët A1, A2, B1, B2
INFORMACION PËR BILETAT
Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 – 1000 Lekë (të reja)
Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 300 Lekë (të reja)
Tifozeria kuqe – Tribunat: A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2
Tifozeria mike – Tribunat: H1, H2