VIDEO | Statujë horror, Bekam viktimë e një rrengu

Një Dejvid Bekam kaq të mërzitur rrallë e kemi parë, edhe kur ka humbur ndonjë penallti a trofe. Ia ka dalë mbanë ta lërë pa fjalë Xhejms Korden, një prezantues në Britaninë e Madhe (Late Late Shoë), i cili i ka bërë një shaka me kamera të fshehtë ish-yllit të Mançester Junajtid dhe Anglisë.

Gjithçka ndodhi para pak javësh, kur Bekam u nderua nga ish-klubi i tij Los Angeles Galaxy me një statujë vendosur pranë stadiumit të vet StubHub Center. Megjithatë, kur Bekam shkoi të shikonte dhuratën e Galaxy, nuk e dinte që i kishin punuar një shaka të hidhur.

Ndonëse u mundua të reagonte me klas, duke buzëqeshur, Bekam qëndroi gjatë pa folur, ndërsa më pas protestoi me elegancë: “Mjekra, dhe jo vetëm ajo, nuk më ngjan fare. Shihni trupin, shihni të pasmet! Ky nuk jam unë, edhe krahët janë shumë të gjata. Vetëm flokët kanë dalë mirë, por nuk ka shans që kjo statujë të vihet para stadiumit. Kur e pashë në projekt nuk ishte kështu”.

Natyrisht, Korden ishte në prapaskenë dhe kishte organizuar gjithçka, aq sa edhe arkitekti ishte një aktor i maskuar, ndërsa më pas të qeshurat nuk kishin fund, kur Bekam mësoi të vërtetën.

;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *