Pasditen e djeshme u luajt derbi midis Birmingemit dhe Aston Vilës. Në fillimin e ndeshjes, konkretisht në minutën e nëntë ndodhi diçka e paprecedentë për futbollin e sotëm anglez, ku një nga tifozët vendas hyri në fushë dhe goditi yllin e Aston Vilës, Xhek Grilish.
Mesfushori anglez gjithsesi u çua në këmbë dhe vijoi ndeshjen si të mos kishte ndodhur gjë, madje dhe shënoi goline fitores. Ndërkohë, ditën e sotme është dhënë dhe dënimi për tifozin, i cili zbriti në fushë dhe bëri gjestin e shëmtuar.
Dënimi për tifozin është mjaft i rreptë, teksa do t’i duhet të qëndrojë për tre muaj në burg dhe plot 10 vite pa shkelur në stadium. Një rast i bërë shembull nga drejtësia angleze…