Filipe Kutinjo është kthyer në një çështje te klubi i Barcelonës. Lojtari, i cili është blerja rekord e katalansve nuk shënon prej më shumë se katër muajsh.
Goli i fundit i brazilianit në “La Liga” ka ardhur në përballjen ndaj Real Madrid më 28 tetor të 2018-ës, kur trajneri i “Los Blancos” ishte ende Hulen Lopetegui.
Interesant është fakti që përveç mungesës së golave, Kutinjo nuk po shkëlqen as me asiste, pasi deri më tani ka regjistruar 2 të tillë dhe asnjë në nëntë ndeshjet e fundit. Diçka nuk shkon te 26-vjeçari, kjo është e sigurt.