Kastrioti në formë, likuidon Shënkollin në miqësore

Kastrioti nuk humbi kohë dhe duke parë pushimin e kampionatit zhvilloi një miqësore kundër Shënkollit. Ndeshja e zhvilluar në Kamzë përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga Bledar Devolli.

Ashtu sikurse edhe në miqësoret e djeshme, ka qenë e pamundur gjetja e një arbitri. Takimi nisi me gol dhe ishte mbrojtësi i majtë Edison Ndreca ai që gjeti i pari rrugën e rrjetës. Goli i tij mbeti në fuqi në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë pati edhe zëvendësime dhe njëri prej atyre që u aktivizua dyfishoi shifrat. Mesfushori Elrind Koreshi ishte autori i golit të dytë, ndërsa Taulant Marku arriti të realizonte edhe të tretin.

Miqësore – E shtunë, më 9 mars, ora 14:00

Kastrioti – Shënkolli 3-0
Shënues:
Ndreca 10’, Koreshi 70’ , T.Marku 73′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *