Takimi midis Xhuzepe Marotës nga njëra anë dhe Mauro Ikardit e Uanda Narës në anën tjetër ka sjellë rezultate pozitive. Administratori i deleguar i Interit u takua me sulmuesin dhe gruan-agjente të tij për të gjetur një zgjidhje.
I pranishëm ishte dhe Paolo Nikoleti, një figurë shumë afër ish-presidentit Morati. Avokati ka marrë pjesë si përfaqësues i çiftit Ikardi dhe ka pohuar dëshirën e Mauros që situata të zhbllokohet.
Takimi tripalësh ka dhënë sinjale pozitive dhe të dy palët dëshirojnë ta kapërcejnë këtë situatë. Rikthimi i sulmuesit në fushën e blertë nuk dihet akoma se kur do të ndodhë, por ai duhet të bëjë edhe diçka tjetër.
Marota i ka kërkuar argjentinasit që të sqarojë çështjen dhe në dhomat e zhveshjes. Sjellja e tij ka lënë të pakënaqur një pjesë të lojtarëvë dhe Ikardi duhet të sqarohet me ta, të marrë konfirmimin e grupit dhe pastaj mund të rikthehet në fushën e blertë dhe golat e shënuar.