Gjykata e shkallës së parë të rrethit Tiranë ka shpallur sot masën e sigurisë për të arrestuarit për ngjarjet e dhunës në përfundim të ndeshjes Kamza – Laçi, ku u godit gjyqtari i takimit Eldorian Hamiti.
Për presidentin e klubit të Kamzës, Naim Qarri, është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për pesë të arrestuarit e tjerë është dhënë masa detyrim paraqitje.