Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer ka folur për mediat para ndeshjes së kthimit kundër PSG-së. Në këtë sfidë shumë të rëndësishme, Solskjaer vjen pa gjysmën e ekipit, për shkak se 10 lojtarë janë të dëmtuar.
Në fjalën e tij, trajneri norvegjez tha: “Në takimin e parë, PSG-ja na ndëshkoi nga një goditje standarte dhe në vetëm 10 minuta, u duk se do të shënonin katër ose pesë gola. Ishte një ndeshje shumë e luftuar, por ata kanë kualitet të jashtëzakonshëm.
Mbape është një lojtar i madh, shumë cilësor dhe i shpejtë. Një rrezik për ne, por nuk do të jetë vetëm ai. Duhet të mbrohemi mirë dhe të shënojmë, pasi golat e ndryshojnë ndeshjen. Nuk kam asnjë presion nga klubi nëse eliminohemi. Shpresoj që të paktën të bëj një formacion të plotë, me lojtarët që janë në formë të mirë. Gjithsesi, do të presim deri nesër për të parë sesi Junajtid do të jetë”,- tha trajneri i “Djajve të Kuq”.