Reali i Madridit po zhvillon një sezon me plot ulje-ngritje. Humbja e fundit në kampionat kundër Barcelonës, e dyta rresht në “Santiago” Bernabeu” Brenda pak ditësh nga i njëjti kundërshtar, ka sjellë irritimin e tifozëve, por jo vetëm. Florentino Perez është lodhur nga kjo situatë dhe i ka vendosur ultimatum trajnerit Solari. Ky i fundit duhet të fitojë Champions Ligën, përndryshe do të shkarkohet.
“Los Blancos” do të zhvillojnë nesër në mbrëmje sfidën e kthimit kundër Ajaksit. Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë është fituar me rezultatin 2-1 dhe djemtë e Solarit janë me një këmbë në çerekfinalet e Champions Ligës. Sipas raportimeve të spanjolles “AS”, tre janë kandidaturat kryesore për t’u ulur në stolin e Realit të Madridit: italiani Alegri, gjermani Lëv dhe argjentinasi Poçetino.
Trajneri i Juventusit mund të vendosë të provojë një aventurë jashtë Italisë në fund të sezonit dhe ku ka më bukur se të transferohesh në Madrid. Perez e vlerëson shumë si trajner dhe e cilëson si fitues, por i preferuari i tij mbetet trajneri i kombëtares gjermane.
Hoakim Lëv ka fituar kupën e Botës në vitin 2014 dhe është tipi i trajnerit që preferon presidenti i Realit. Elegant, i sukseshëm dhe i sofistikuar në medotën e punës dhe stilin e tij.
Nuk mbetet pas as Mauricio Poçetino, por problemi i tij i madh është fakti që Totenhemi nuk preferon të heqë dorë nga ai dhe kërkon shumë miliona për ta lënë të lirë .