Sokol Cikalleshi vazhdon të jetë titullar për skuadrën turke të Akhisarsporit dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Bomberi kuqezi luajti sërish nga minuta e parë në takimin çerekfinal të Kupës së Turqisë, përballë Kasimpasës.
Akhisarspor pati triumfuar 3-1 në ndeshjen e parë, por dhe në takimin e sotëm, arriti të fitojë 1-2, duke arritur gjysmëfinalet e Kupës. Cikalleshi luajti 67 minuta dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrijë të triumfi. Me skuadrën e Kasimpasa, luan shqiptari tjetër, Loret Sadiku, i cili u eliminua nga Cikalleshi.
Kupa e Turqisë, faza e çerekfinaleve
Kasimpas – Akhisarspor 1-2
Kolita 37’ / Barbosa 18’, Serzhinjo 84’