VIDEO | “Gangsteri” Kejn ia hedh paq, FA nuk e dënon yllin e Totenhemit

Herri Kejn i ka shpëtuar dënimit nga Federata Angleze pas një konfrontimi që ai pati me kapitenin e Çelsit, Sezar Azpilikueta. Anglezi në nerva e sipër e goditi me kokë spanjollin në ndeshjen që “Spurs” e humbën 2-0 ndaj londinezëve. Ky gjest nuk shpëtoi pa u kapur nga zyrtarët e ndeshjes. Veprimi i Kejn kishte kaluar në investigim dhe sot ka ardhur vendimi zyrtar i Federatës, që ka deklaruar se nuk do të ketë ndëshkime disiplinore ndaj lojtarit.

Kështu, qendërsulmuesi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj “Topçinjve” të Arsenalit. Totenhem ka shfaqur një formë jo të mirë në dy ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar dy humbje radhazi, një ndaj Bërnlej dhe së fundmi ajo ndaj Çelsit në mbrëmjen e djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *