Në ndeshjen Veleçiku-Shënkolli ka pasur probleme, teksa është goditur gjyqtari i katërt i takimit. Disiplina është mbledhur sot dhe e ka pësuar portieri Rinev Danaj, i cili ishte falur para pak kohësh dhe ishte në periudhë prove. Tashmë ai është përjashtuar përjetësisht nga futbolli. E ka pësuar edhe zyrtari i Shënkolli, Armando Loka. Ndërkohë është falur një futbollist i të rinjve të Partizanit.
VENDIMET I DISPLINËS
-Zyrtari i KF “Shënkolli”, Armando Loka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
-Lojtari i KF “Shënkolli” , Rinev Danaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për shkelje disiplinore të përsëritur gjatë periudhës së provës, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me përjashtim të përhershëm nga çdo aktivitet futbollistik.
-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-19, Joan Çela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Joan Çela vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.