Reims është kthyer në një ndër surprizat e këtij sezoni në Ligue 1. Skuadra ku luan sulmuesi shqiptar Arbër Zeneli mundi në trasnfertë Montpelienë me rezultatin 2 – 4, dhe tani skuadra renditet në vendin e gjashtë të tabelës së kampionatit francez.
Një triumf i tillë sigurish që meriton të festohet dhe në Francë dinë ta bëjnë më së miri këtë gjë. Prej dekadash në Francë është kthyer në traditë festa e ekipeve në dhomat e zhveshjes me anë të improvizimit të këngëve me motive afrikane. Rezultati është diçka krejt e veçantë që nuk e shohim në vende të tjera.