Zaniolo: Duhet të qëndroj me këmbë në tokë, talenti nuk është gjithçka!

Nikola Zaniolo është padyshim njeriu i momentit në Romë, ku talenti ka vjedhur zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij dhe është shndërruar në një ndër lojtarët më të rëndëishëm të kryeqytetasve. Italiani u bashkua me ekipin verdhekuq verën e vitit të kaluar, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Raxha Naingolan tek Interi.

Zaniolo ka arritur ta mbyllë mjaft mirë boshllëkun e lënë nga ikja e mesfushorit belg, ku tifozët tashmë e kanë harruar krejtësisht “ninxhan”. Pesë gola të shënuar në 23 ndeshje, ku më të rëndësishmit janë padyshim ato dy gola ndaj Portos një javë më parë në Champions.

Së fundmi, 19-vjeçari ka folur për mediat italiane, ku është shprehur se i duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi i duhet të punojë akoma më shumë që të vijojë me të tilla paraqitje.

“Shpresoj të jem një përfaqësues i mirë i gjeneratës time dhe shpresoj që të vijoj me këto paraqitje. Më duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Çdokush pret shumë kur luan në këto nivele, por talenti nuk është gjithçka. Duhet të jesh i zgjuar dhe të punosh fort gjithashtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *