Buzëqesh Gega, mbrojtësi i Partizanit lë pas dëmtimin

Partizani humbi javën e shkuar në transfertën ndaj Laçit dhe në atë sfidë trajneri i skuadrës kryeqytetase, Skënder Gega, nuk kishte në dispozicion mbrojtësin Lum Rexhepi. Qendërmbrojtësi u dëmtua në takimin e javës së 21-të kundër Kastriotit dhe humbi ndeshjen e fundjavës.

Fatmirësisht për Partizanin, 26-vjeçari e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me grupin gjatë ditës së sotme. Lajmin e ka bërë të ditur klubi në një postim në faqen zyrtare.

Në fotot e postuara në sajtin e të kuqve, me grupin po stërvitej me kohë të plotë dhe mesfushori Alesio Hyseni. Mesfushori vlonjat ka lënë pas problemet me tendinat dhe do të jetë në dispozicion në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online