Piatek: Çfarë dysheje unë dhe Levandovski! Elozhet? Gazetat po e teprojnë me mua

Kristof Piatek është fenomeni më i ri i futbollit europian. Sulmuesi polak është shndërruar në gjashtë muaj nga një emër krejtësisht i panjohur në idhullin e miliona personave anembanë globit. Në një intervistë për mediet polake, sulmuesi i Milanit ka folur për kombëtaren polake dhe elozhet e shumta që po merr nga shtypi italian.

“Dua që kombëtarja polake të behet një grup i bashkuar dhe të fitojmë ndeshjet e kualifikueseve të ‘Euro 2020’ që të sigurojmë pjesëmarrjen në Europian”.

KONKURRENCA NË SULM ? – “Sigurisht trajner është vënë pak në vështirësi sepse jemi tre sulmues në formë të mirë si unë, Milik dhe Levandovski. Të shohim çfarë vendimi do të marrë. Sigurisht të tre do të bëjmë gjithçka për të siguruar një vend në formacionin titullar”.

FORMACION “4 – 4 – 2” ME JU LEVANDOVSKIN NË SULM ? – “Tani te Milani luaj si sulmues i vetëm, por te Xhenoa luanim me dy sulmues. Unë dhe Kuame. Jam një sulmues ndryshe nga Milik dhe Levandovski. Nuk e kam problem të punoj me secilin prej tyre. Mua më duket se kombëtares do i bënte punë të luante me dy sulmues, pasi ne jemi duke përjetuar një formë të mirë”.

SHUMË VETË DËSHIROJNË T’U SHIKOJNË TË TREVE NË FORMACION. A ËSHTË E MUNDUR KJO GJË? – “Duhet të provojmë në stërvitje dhe të shikojmë se çfarë rezultatesh. Trajneri duhet të ketë një koncept. Pjesa e taktikës i takon vetëm atij. Në stërvitjen para ndeshjes kundër Austrisë do ta marrim vesh se cili është plani i tij”.

KRAHASIMET ME LEGJENDA E MILANIT DHE LAJKAT NGA MEDIET ITALIANE – “Nuk i kushtoj rëndësi komplimenteve të tilla. Shokët e mi më dërgojnë përherë mesazhe, por i marr lehtshëm. Nuk ndihem në presion. Disa faqesh gazetash e teprojnë. Unë jam ndër ata persona që besojnë se gjithçka duhet të arrihet me punë dhe me punë dhe falë punësh kam shënuar çdo gol timin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *