Princi saudit, 3.8 miliardë sterlina për blerjen e klubit gjigant të Premier Ligës

Futbolli është kthyer në një ndër sportet që investohet më së shumti, teksa të shumtë janë sheikët që janë afruar në ekipe të ndryshme. Ndër më të famshmit, mjafton të përmendim, sheikun Mansur, i cili udhëheq Mançester Sitin, apo Al-Kelaifin, i cili është në krye të PSG-së.

Mançester Junajtid, duket se mund të jetë ekipi më i fundit që mund të “pushtohet” nga miliarderët nga Lindja e Mesme. Është pikërisht princi saudit, Mohamed bin Salman, i cili ka një ofertë prej 3.8 miliardë sterlina për pronarët aktualë të “djajve të kuq” dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ai mund të jetë presidenti i ri i ekipit nga “Old Traford”.

Nuk është hera e parë që Bin Salman tenton blerjen e Mançesterit, pasi më parë ka pasur dhe oferta të tjera, por kjo e fundit duket marramendëse. Aktualisht, Junajtid ka si pronar familjen Glejzër, të cilët tashmë duken në pozitë për vendimin e shitjes apo jo të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *