Kristi Qose dhe Sokol Cikalleshi kanë qenë titullarë sot për skuadrat e tyre. Sulmuesi 28-vjeçar nuk arriti të ndihmojë skuadrën e Akhirsarsporit të triumfojë përballë Ankaraguçu dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0. Kjo pikë nuk i shërben aspak skuadrës turke, që vazhdon të jetë ende në vend të fundit, në kuotën e 18 pikëve.
Ndërsa Qose ka bërë një ndeshje të shkëlqyer për skuadrën sllovake të Ruzemberok. Mesfushori 23-vjeçar shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, në minutën e 37’ të takimit. Qose gjendet i lirë në shtyllën e dytë dhe ndëshkon portierin kundërshtar nga një distancë e afërt. Ky është goli i gjashtë këtë sezon në kampionat për shqiptarin, që është një nga lojtarët më në formë dhe më të rëndësishëm për Ruzemberokun.