Juventusi ka qenë mjaft aktiv në merkaton e verës, teksa arriti të marrë në radhët e saj sulmuesin portugez Kristiano Ronaldo. Gjithashtu, “Zonja e vjetër” pak ditë më parë arriti të sigurojë shërbimet e Aron Ramsejt, mesfushorit të “topçinjve” të Londrës.
Tashmë duket se drejtuesit po punojnë për merkaton e ardhshme, teksa prestigjiozja “The Sun” zbulon se në planet e tyre është lojtari më i përfolur ne Premier Ligë, Mohamed Salah. Bardhezinjtë po bëjnë gati një ofertë marramendëse për yllin e Liverpulit . Sulmuesi është gati për një rikthim në Seria A, ku herën e fundit ka qenë pjesë e Romës. Shifra e këtij transferimi kap shumën e 175 milionë sterlinave.
Me këtë ofertë të majme, Salah do të shndërrohej në lojtarin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Me këtë fakt, Juventus shpreson se mund ta bindë ekipin e “The Reds”. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në rast se diçka e tillë mund të ndodhë.