Janë luajtur sot sfidat çerekfinale te Kupës së Kosovës, ku nuk munguan golat, emocionet dhe rezultatet surprizë. Pas eliminimit të kampionëve të Dritës, skuadër që është në krizë totale këtë sezon, në fushë zbritën kryeqytetasit e Prishtinës.
Përballë Trepçës, djemtë e drejtuar nga Mirel Josa vuajtën të gjenin golin gjatë kohës së rregullt dhe iu drejtuan penalltive. U gjuajtën plot 12 penallti dhe në fund, triumfoi Trepça. Miqtw u treguan tw saktw dhe triumfuan 4-5 me anw tw penalltive dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt gjysmëfinaleve.
Kupa e Kosovës, çerekfinalet
KF Kika – KF Ballkani 0-1
Maksutaj 115’
Vëllznimi – Drita 1-0
Bardhoku 42’
Prishtina – Trepça 0-0 (4-5)