“Shameti si Gjici, batutat shenjë frike! Valdet Rama? Edhe ne morëm Çanin, por…”

“Kemi ecur mirë, diku kemi pasur edhe fat, tani jemi në krye dhe duam të qëndrojmë. Nuk e di a është Partizani më i mirë që kam luajtur, por statistikat e thonë që është ndër më të mirët. Në 5 vitet e fundit kemi qenë mbrojtja më e mirë në Shqipëri”, u shpreh Alban Hoxha fillimisht gjatë konferencës së sotme për shtyp, ndërkohë që më pas foli edhe për repartin e prapavijës me Belicën e Rexhepin në qendër.

“Të them të drejtën, kam qenë i sigurt edhe kur kisha përpara Belicën e Atandën. Rexhepi ka luajtur mirë në dy ndeshjet e para, edhe unë kam detyrë t’i flas mbrojtjes dhe mendoj se e kam bërë mirë detyrën”, shtoi portieri i të kuqve, të cilit i është rikthyer edhe shiriti i kapitenit.

Në lidhjen me shiritin ai deklaroi: “Për një gabim që bëra, klubi vendosi të më hiqte shiritin për disa ndeshje, duke e lënë pezull. Tani u kthye tek unë, kaq”. Në të shkuarën Partizani ka vuajtur me ekipet e ashtuquajtura të vogla.

“E vërtetë, këtë vit nuk kemi nënvlerësuar asnjë ekip, pasi kemi eksperienca të hidhura, në kampionat e në kupë. Do të mundohemi të gabojmë sa më pak dhe nëse kjo ndodh, do të shkojmë drejt titullit, duke dhënë gjithçka në çdo ndeshje. Pak rëndësi nëse janë Kastrioti apo Kamza, apo rivalët e kreut. Edhe javën e shkuar Kamza na rrezikoi shumë, pati rast për të barazuar dhe duhet vlerësim maksimal”.

PARTIZANI AKTUAL – “E kam thënë edhe më herët, këtë vit ekziston një frymë dhe harmoni tjetër. Është krijuar një ambient i mirë, edhe ky është çelësi i suksesit të deritanishëm. Jemi në rrugën e duhur, kemi 5 pikë avantazh nga Kukësi dhe jemi gati për fazën finale në garën për titull”.

RIVALËT  – Valdet Rama kaloite Kukësi dhe Hoxha ka komentuar edhe përforcimin e rivalëve. “Nuk e di, Valdet Ramën ka vite që nuk e di si është paraqitur. Edhe ne morën Çanin, që ishte goditje e madhe për Superioren, por fatkeqësisht nuk ishte aty ku duhej. Për rival, mendoj se Kukësi dhe Teuta janë rivalët për titull. Skënderbeu? Jo, nuk e shoh si rival”.

EUFORI TE SULMI – “Faktikisht nuk është se jemi treguar euforikë. Të gjithë kemi qenë më këmbë në tokë, edhe djemtë e rinj si Mala, Bardhi ose Asani. Ata stërviten normalisht dhe kanë dëshirë. Nuk shikoj eufori tek ata. Ekuptojnë si ëshët situata, ambienti. Nuk mendoj se ka vend për eufori”.

SUPERIORJA ULJE NIVELI – “Nuk e di ta them këtë. Nëse nuk shënojnë sulmuesit, nuk do të thotë se ka rënë niveli. Është forcuar mbrojtja, ose ka ndryshuar ndonjë gjë, por jo se ka rënë. E shikoni vetë që kampionati është shumë i fortë. E thamë edhe më parë, nuk ka një ekip që mund ta mundësh lehtësisht. Ose që mund t’i bësh 2-3 gola dhe ta mbyllësh takimin që në pjesën e parë. Kështu që nuk mendoj se është kampionat më i dobët, madje është më i fortë”.

GJENDJA E GJURIT – “Jam shumë mirë, kaloi ajo pjesë. Çdo lojtar pëson dëmtime, po stërvitem normalisht. Mendoj se jam gati deri në fund dhe shpresoj ta mbyllim me titull”.

LOJA  E BATUTAVE – “Shameti ka thënë se jeni me merita në krye, por vetëm përkohësisht? Shiko, ndonjëherë kur mundohesh të thumbosh me batuta, kjo tregon se ke frikë dhe gjen mënyra si do të ngacmosh. Ne nuk kemi dalë ndonjëherë në konferenca me batuta, kemi parë gjithmonë punën tonë. Unë nuk e kam dëgjuar se çfarë ka dhënë Shameti, por normalisht ai do marrë pak nga presidenti i vet. I kanë qejf të bëjë këto lloj batutash. Mendoj se jemi shumë të qetë. Nuk është se kemi fluturuar ndonjëherë ‘kampion, kampion’. Duhet të vazhdojmë punën e bërë deri tani dhe titulli do të vijë”.

FLORIAN ALLA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *