Golden State Warriors shtypin edhe San Antonio Spurs, madje me rezultatin e thellë 141-102. Klay Thompson ishte shënuesi më i mirë, me 26 pikë të realizuara, kurse Durant e Curry regjistruan 23dhe 19 pikë secili. Një ndeshje që u mor në kontroll nga kampionët në fuqi gjatë periodës së dytë dhe në asnjë moment nuk u vu në diskutim triumfi.
Giannis Antetokounmpo, si zakonisht udhëhoqi drejt fitores Milwaukee Bucks. Washington Wizards nuk rezistoi dot dhe u mund 148-129. Antetokounmpo arriti të shënonte 43 pikë. Vazhdon të shkëlqejë James Harden. Houston Rockets fitoi 101-127 kundër Sacramento Kings. Numri “13” i Rockets arriti të realizonte 36 pikë.
Nikola Jokic regjistroi “trille-double” (25 pikë, 10 asiste, 14 rikuperime) me Denver Nuggets, por skuadra e tij u mposht 135-130 nga Brooklyn Nets. Utah Jazz bëri detyrën kundër Phoenix Suns, duke triumfuar 116-88. Donovan Mitchell e 21 pikë ra në sy me paraqitjen e tij.
Dallas Mavericks mori një fitore të rëndësishme kundër Charlotte Hornets me shifrat 99-93. Një takim i ekuilibruar, që në fund u fitua nga skuadra teksane. Luka Doncic, 19-vjeçari slloven, e ndihmoi shumë Dallas Mavericks, pasi realizoi “triple-double”: 19 pikë, 11 asiste, 10 rikuperime. Kemba Walker i Hornets bëri goxha mirë. 30 pikë, 6 asiste e 11 rikuperime u regjistruan në emër të tij, por në fund doli i mposhtur.
Brooklyn Nets-Denver Nuggets 135-130
Milwaukee Bucks-Washington Wizards 148-129
Chicago Bulls-New Orleans Pelicans 120-125
Dallas Mavericks-Charlotte Hornets 99-93
Utah Jazz-Phoenix Suns 116-88
Sacramento Kings-Houston Rockets 101-127
Golden State Warriors-San Antonio Spurs 141-102