Java e 15-të e Kategorisë së Parë, që çeli pjesën e dytë të sezonit 2018-2019, ende nuk i ka mbyllur të gjitha sfidat, pasi nesër në Fushë Krujë do të luhet ndeshja e fundit e Grupit A, Iliria-Burreli. Dhe në pritje të përfundimit të saj, java e 16-të tashmë i ka filluar të përgatitet për të gjitha skuadrat e tjera, që më 9 shkurt do të ndeshen në takime interesante, por edhe delikate në të dy grupet, A dhe B.
Në Grupin A, Vllaznia pret Shënkollin, një sfidë e cila përball dy skuadra humbëse në javën e 15-të, ndërsa në Lezhë ndeshen dy skuadra fituese në javën e kaluar, Besëlidhja-Vora. Në Koplik, Veleçiku sfidon Erzenin që mposhti Vllazninë, ndërsa Dinamo pret Ilirinë dhe Burreli pret në fushën e tij Korabin, skuadra më në formë e këtij grupi.
Në Grupin B, interesante është sfida Besa-Egnatia, për afërsinë gjeografike dhe renditjen e tyre, ndërsa Bylis kryesues udhëton në Pogradec, aty ku liqenorët i kanë besuar shumë vetes. Tomori-Apolonia do të jetë sfida që do të përcaktojë njerën nga tre skuadrat që do jetë më afër pesë skuadrave, ndërsa Lushnja-Elbasani mund të ketë më shumë dritëhije në rezultat. Në Orikum do të luajë Turbina, ndoshta ndeshja e jetës për cërrikasit.
Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen më 9 shkurt ora 14:00, pa përjashtuar ndonjë lëvizje të fundit nga FSHF-ja.
AGRON KAJA
GRUPI A
Nesër 6 shkurt 2019, java 15
iria-Burreli 14:00
KATEGORIA E PARË- Java 16
Datë 9 shkurt 2019
Veleçiku-Erzeni 14:00
Vllaznia-Shënkolli 14:00
Besëlidhja-Vora 14:00
Dinamo-Iliria 14:00
Burreli-Korabi 14:00
GRUPI B
Datë 9 shkurt 2019
Besa-Egnatia 14:00
Oriku-Turbina 14:00
Tomori-Apolonia 14:00
Pogradeci-Bylis 14:00
Lushnja-Elbasani 14:00