Numri një i pankinës së Luganos, Fabio Celestini ka folur sot për mediat zvicerane, ku ka komentuar merkaton e klubit, rikthimin e Sadikut dhe objektivat që ka për pjesën e dytë të sezonit. Për sulmuesin kuqezi, Celestini pati fjalët më të mira. Në fjalën e tij, trajneri i Luganos tha:
“Nëse do të thosha se jam i surprizuar nga ardhjet në këtë muaj janar, do të gënjeja. Sadiku dhe Lavashi janë dy lojtarë që i prisja dhe janë shumë të rëndësishëm për projektin që ka klubi. Armando është rikthyet nga dëmtimi më i fortë se kurrë dhe jam i bindur se do të shpërthejë.
Ardhja e tij është si oksigjen për skuadrën, pasi na duhej diçka e re. Kam shumë besim te Sadiku, por dhe te Lavash, të cilin e kam drejtuar edhe kur ishim së bashku te Lozana”,- u shpreh Celestini.