Çmendet Njukasëll, dy blerje big në ditën e fundit

Sot është dita e fundit e merkatos së janarit dhe normalisht lëvizjet janë të shumta. Premier Liga njihet si një ndër kampionatet më aktiv për sa i përket tregut të transferimeve dhe nga ishulli ditën e sotme janë bërë shumë zyrtarizime.

Njukasëll ka qenë ekipi më aktiv, teksa ka zyrtarizuar afrimin e dy lojtarëve. Barreka, mbrojtësi i Monakos është marrë në huazim, ndërsa qershia mbi tortë ka qenë padyshim blerja e Migel Almiron. Talenti u mor nga ekipi i Atlantës në Amerikë dhe është blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, pas Majkëll Ouen.

Antonio Barreka

Pikërisht, për këtë të fundit u paguan plot 24 milionë euro, të cilat do të shkojnë në arkat e klubit amerikan. Janarin e vitit 2017, paraguaiani u largua nga Argjentina, ku kishte spikatur me Lanus, për t’u bashkuar me ekipin e Atlantës, të cilët në atë kohë paguan 7.5 milionë euro. Almiron kërkohej edhe nga ekipe të tjera të Premier Ligë, por me sa duket Rafa Benitez ka arritur të bind 24-vjeçarin.

Migel Almiron

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *