Gazetari e tërbon, Nejmari nuk përmbahet: Mos më çaj trapin!

Ishte 3 gushti i vitit 2017 kur Barcelona lajmëroi shitjen e Nejmarit. PSG vendosi të paguante klauzolën prej 222 milionë eurosh dhe braziliani nisi aventurën franceze. Që nga ai moment kanë qenë të shumta rastet kur flitej për një dëshirë të brazilianit për t’u rikthyer në Katalunjë.

26-vjeçari është i dëmtuar dhe do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta. Morali i tij nuk është i lartë, përkundrazi, ai është i trishtuar për dëmtimin e fundit të pësuar kundër Strasburgut dhe ka një pyetje e gazetarëve e ka “çmendur” totalisht.

Do të kthehesh te Barcelona?”, i është drejtuar një gazetar. Një pyetje e vjetër dhe e përsëritur gjithmonë. Pasi është menduar për disa sekonda, Nejmar ka befasuar me përgjigjen e tij. “Mos më çaj t….” është përgjigjur sulmuesi dhe është larguar me patericat e tij. Episodi i ndodhur është bërë publik nga “Sport.es”, ndërsa ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *