Marko Borrielo është një emër i njohur i futbollit italian, por me karrierën e tij drejt perëndimit, emri i tij është dëgjuar shumë rrallë. Sulmuesi nuk pranonte të mbyllte karrierën në fundin e sezonit të shkuar dhe firmosi për skuadrën e UD Ibiza, që militon në kategorinë e tretë spanjolle.
Te skuadra spanjolle, qëndroi 5 muaj, luajti vetëm shtatë ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol. Këto statistika shumë negative bënë që Borrielo të tërhiqet nga futbolli dhe me anë të një postimi në Instagramin e tij zyrtar, konfirmoi gjithçka.
“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen. Ka ardhur koha që unë të ndërpres gjithçka dhe dua të falënderoj klubin për mundësinë që më ka dhënë. Por iu premtoj tifozëve se unë nuk largohem nga ky klub që më besoi dhe do të jem pranë presidentit, për të ndihmuar ekipin në fushën e marketingut”,- ishin disa nga fjalët e Borrielos.