Ali Soue, ish-sulmuesi i Skënderbeut, është shitur përfundimisht nga Kievo. Lojtari nga Gambia ishte nën kontratë me Kievon, por CSKA e Sofies ka vendosur ta blejë sulmuesin përfundimisht. Menaxheri i tij ka mbyllur marrëveshjen mes klubeve.
Sipas asaj që raporton specialisti i merkato, Alfredo Pedula, Kievo do të përfitojë në rast se Soue do të shitet sërish nga bullgarët. Sulmuesi një sezon më parë fitoi Kupën dhe titullin kampion me Skënderbeun. Ai arriti të shënonte 21 gola dhe u shpall shënuesi më i mirë në Superiore, duke bërë për vete “Këpucën e Artë”.
ISH-I I TIRANËS – Mervejl Ndokit u shit nga Tirana për shumën e 600 mijë eurove. Me fanellën e Getafes ai luajti gjashtë takime dhe këtë verë klubi spanjoll e çoi në huazim te Majorka. Te klubi i Segunda Division gjërat nuk është se shkuan fort mirë.
Futbollisti nga Kongo pati probleme me klubin dhe ka luajtur vetëm 5 ndeshje. Tre prej tyre i nisi si titullar, ndërkohë që së fundmi ai është rikthyer te Getafe. Klubet kanë gjetur marrëveshjen dhe kontrata e huazimit të Mervejl është ndërprerë.