Milani mposhti Napolin dje në çerekfinalet e Kupës së Italisë, me Kristof Piatek që shënoi të dy golat në fitoren 2-0 të kuqezinjve. Në ndeshjen e parë si “Djall”, sulmuesi polak ishte lojtari më i mirë në fushë, duke mbushur me shpresë tifozët kuqezi se ai do të jetë bomberi i Milanit.
Pas ndeshjes, Bakajoko dhe Piakte u paraqitën në një foto, në të cilën të dy rrinin pranë njëri-tjetrit dhe bënin festimin ‘pistoletë’, e cila është mënyra sesi Piatek feston golat e tij. Mbishkrimi? Shumë origjinal: “Bang, bang x2!”, duke iu referuar dopietës së shënuar nga sulmuesi polak.