“Jo po leva, jo po iksi”, Musta i befason të gjithë

Flamurtari ka probleme dhe këtë askush nuk e fsheh dot. Në fakt në Vlorë as mundohen ta bëjnë diçka të tillë. Administratori Sinan Idrizi u ka premtuar futbollistëve shlyerjen deri më 2 shkurt dhe një pjesë e lojtarëve kanë vendosur ta presin. Ka edhe nga ata që ikën, sikurse bënë kapiteni Bushiç dhe mbrojtësi i djathtë Siljanovski.

Me Alvesh që ende nuk është rikthyer dhe me gjithë atmosferën e zymtë në kampin vlonjat, as tifozi më fanatik nuk ka besuar që Flamurtari do të merrte pikë në Durrës me Teutën. Gjithsesi ekipet ndanë nga një pikë.

Pas ndeshjes Batha ngacmonte Bushiç nga rrjetet sociale, ndërkohë që edhe Emiljano Musta nuk ka qëndruar indiferent. Një foto e postuar në Instagram prej tij ka tërhequr vëmendjen, kjo për shkak të mesazhit të tij. “Jo po kanë marrë fund, jo po leva, jo po x-i”, shkruan Musta, duke “thumbuar” ata që nuk kishin besim te skuadra vlonjate. Në fakt janë të shumtë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *