Bersant Celina vazhdon të impresionojë me skuadrën e Suonsit. Në takimin e sotëm kundër Gillinghemit të vlefshëm për raundin e katërt të “FA Cup”, 22-vjeçari u bë protagonist me një gol të mrekullueshëm nga distanca.
Skuadra e Celinës kaloi në raundin e pestë pas fitores së thellë me shifrat 4 – 1. Situata në kampionat për klubin uellsian nuk ka qenë aspak e mirë, por të paktën drejtuesit e skuadrës mund të sigurohen me faktin që kanë një kontingjent një lojtar që premton shumë si 22-vjeçari i Kosovës.
Në 25 ndeshje në “Championshi”, Celina ka regjistruar katër gola dhe katër asiste. Ecuria e mirë e lojtarit mund të bjerë dhe në syrin e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës Bernard Shaland. Qëkur zvicerani u vu në krye të pankinës së Kosovës, 22-vjeçari ka është aktivizuar në vetëm një takim.