Eksodi te Flamurtari, kush e ka radhën për ta braktisur anijen?

Flamurtari nuk sheh ditë të bardha. Problemet financiare janë të ditura prej kohësh, privatizimi është një utopi dhe nuk po gjendet një zgjidhje. Futbollistët janë lodhur nga vonesa e pagesave dhe Bushiç e Siljanovski kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Alvesh ndërkohë refuzon të kthehet në Shqipëri, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje të tjera në dalje. Sportekspres.com mëson se edhe mesfushori Idriz Batha është drejt largimit. Është çështje kohe që ai ta mbyllë aventurën e tij me Flamurtarin.

Por kjo situatë mund të sjellë edhe largimin e trajnerit Ilir Daja. Me gjithë këto rrjedhje puna e tij në krye të vlonjatëve bëhet e vështirë, ndaj edhe nuk përjashtohet mundësia që nesër kundër Teutës të jetë ndeshja e tij e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online