Barcelona dhe Bajerni i Mynihut ndajnë një të përbashkët shumë të veçantë. Dy “gjigandët” europian kanë në kontigjentin e tyre dy çifte vëllezërish, diçka kjo e padëgjuar më parë në nivele kaq të larta,
Kevin Princ Boateng dhe Rafinja Alkantara janë katalanasit vëllezërit e të cilëve luajnë te kampionët e Gjermanisë. Përkatësisht, Zherom Boateng dhe Tiago Alkantara.
Një tjetër e veçantë e këtyre dy çifteve është se secili vëlla luan për përfaqësuese të ndryshme. Tiago Alkantara luan për Spanjën, vendin ku u rrit, ndërsa vëllai i tij Rafinja ka zgjedhur vendin o origjinës: Brazilin.
Në krahun tjetër Zherom Boateng luan për Gjermaninë, ndërsa Kevin Princ Boateng zgjodhi të përfaqësojë Ganën, shtetin e origjinës së babait të tyre.