Mbrojtësi i Vllaznisë, Arsid Tafili foli për mikrofonat e “Supersport” pas ndeshjes me Kamzën dhe preku disa tema. Më shumë, mbrojtësi foli për rënien e Vllaznisë nga Kategoria sezonin e shkuar, si dhe pranoi se do të bëjnë të pamundurën që të rikthehen sa më shpejt në Superiore.
Po ashtu, Tafili foli edhe për forcën që ka Vllaznia, pasi ka lojtarë me eksperiencë dhe prodhon futboll të bukur. Mes të tjerash, Tafili tha:
Ndeshje – “Dëshira ishte të tregonim forcën e skuadrës tonë, pasi kemi lojtarë që kanë eksperiencë dhe që kanë luajtur prej shumë vitesh në Superligë. Kemi dhe një ndeshje kthimi, por ne besojmë të kualifikimi. Kundërshtari me një rast na goditi, por pjesa tjetër e lojës ishte vetëm e jona. Duhet të shënonim dhe të tretin e të katërtin, por në përgjithësi diçka ishte shumë e mirë për ne.
U ndie disi lodhja, pasi ndeshja kishte rendiment të lartë. Por skuadra e përballoi mirë dhe morëm atë që meritonim, të gjithë duan të tregojnë veten e tyre dhe kjo është diçka e mirë për skuadrën. Synimi ynë është të shkojmë sa më larg në Kupë, por fillimisht të kalojmë Kamzën. Pastaj do të shohim sesi do të shkojë ky kompeticion”.
Rwnia dhe rikthimi – “Të gjithë e dinë që ishte rastësi që Vllaznia ra në Kategorinë e Parë, por ne kemi nivel superiore. u pa dhe sot përballë një skuadre si Kamza, që ka shumë eksperiencë në Superiore. problem kemi vetëm ambientet sportive këtu në Kategorinë e Parë, por si nivel, mund të them se e meritojmë një vend në Superiore. Shpresoj të rikthehemi sa më shpejt”.
Sezoni i shkuar – “Fazën e tretë vjet, kemi qenë shumë mirë dhe morëm shumë pikë, por në fazën e katërt, ndryshuam shumë gjëra. Kundërshtarët tanë “luajtën” brenda dhe jashtë fushës. Vllaznia nuk i bën këto gjëra dhe si pasojë, ishim ne ata që u rrëzuam në Kategorinë e Parë”,- u shpreh Tafili.