Ivan Balliu nuk ka qenë ndonjëherë realisht pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare dhe duket se mjaftuan 46 minuta në Spanjë për t’i hequr vizë, sepse Cristian Panuçi nuk e ka futur më, asnjë minutë.
Kanë ndikuar edhe dëmtimet, sepse Balliu ka pasur probleme, por tashmë është kthyer në nivel të shkëlqyer dhe është një lider i vërtetë te Metz.
Sot skuadra kryesuese e Ligës 2 franceze vizitoi Monakon, në 1/16-at e finaleve të Kupës së Francës, dhe ishte një triumf i vërtetë, sepse Metz fitoi 3-1. Paraqitje fantastike, me Metz që ishte gjithnjë në kontroll të ndeshjes dhe shënoi në minutën e 32-të, ndërsa nuk u trondit as nga barazimi i Falkaos në minutën e 40-të.
Në minutat 62 e 74 Metz i dha goditjet fatale skuadrës së drejtuar nga Tieri Henri, i cili tashmë realisht rrezikon vedin e punës, sepse askush nuk mund ta presë pafundësisht, përtej faktit që është një legjendë e klubit.
Ivan Balliu ishte kapiten në këtë ndeshje, një vlerësim i madh nga Metzi, për një lojtar besnik dhe me rendiment konstant, sa herë luan. Si mbrojtës i djathtë Balliu shkëlqeu dhe i shkoi edhe pranë golit në fundin e takimit, ndaj tashmë Panuçi duhet të mendohet mirë, sepse realisht Shqipëria nuk mund të ketë luksin ta lërë jashtë, aq më shumë që në kombëtare kemi krahun e majtë problem dhe ai ose Hysaj duhet të luajnë aty.
#CDF #ASMFCM L'aventure continue en @coupedefrance ! Les Grenats éliminent @AS_Monaco (1-3) au terme d'une solide prestation. Le compte-rendu de la rencontre ?? https://t.co/n77YMM0Xyv
? @AS_Monaco pic.twitter.com/21NGJRK1fN— FC Metz ? (@FCMetz) January 22, 2019