Teqja nderon Skënderbeun, Besëlidhja nuk surprizon dot

Skënderbeu ka hedhur një hap përpara për kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur në ndeshjen e parë Besëlidhjen me rezultatin e ngushtë 1-2. Korçarët e nisën mirë takimin dhe vetëm pas 10 minutash lojë arritën të kalonin në avantazh.

Sulmuesi Oto Xhon shfrytëzoi një asist të dhënë nga Guexh dhe mposhti portierin Bajri. Gjithsesi lezhjanët nuk u dorëzuan dhe sfiduan korçarët e baltën, duke barazuar me anë të Oumar Kamara në mesin e pjesës së parë.

Me rezultatin 1-1 u mbyllën 45 minutat e para, kurse në të dytën Skënderbeu e gjeti avantazhin shumë shpejt me anë të Gripshit. Trajneri Shehi u dha mundësinë edhe të rinjve të luanin, ndërkohë që Besëlidhja u mundua shumë të barazonte. Portieri Aldo Teqja ishte vendimtar me pritjet e tij dhe korçarët triumfuan dhe do të kërkojnë të formalizojnë kualifikimin në çerekfinale në ndeshjen e kthimit.

BESËLIDHJA-SKËNDERBEU 1-2
Shënues: O. Kamara 26′ / Xhon 10′, Gripshi 51′

Besëlidhja: Bajri, Miloti, Fetaj, Dibra, Rrustemaj, Hepaj, Hoxha (Hasaj 77′), O. Kamara, Thea (Përgjoni 64′), I. Kamara, Soumah. Trajner: Vladimir Gjoni.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Taipi, Dita (Mara 66′), Guexh (Qoshku 76′), Hoxhaj, Gripshi, Oto Xhon ( Ajzeraj 69′). (Në dispozicion: Dajsinani, Pëllumbi, Vangjeli, Gavazaj). Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Alfred Shkreta, Arbër Zalla, Klajdi Kola
Delegat: Justin Bespalla; Vëzhgues: Idriz Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *