Reali piketon zëvendësuesin e Modriç, preferohet një portugez

Luka Modriç konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar gjatë te Reali i Madridit, por kroati mbush 34 vjeç në shtator dhe mosha e tij nuk premton dhe shumë sezone në nivele të larta. Kjo gjë bën që drejtuesit e “Los Blancos” të synojnë një zëvendësues për fituesin e “Topit të Artë”.

Dëshira e Realit është një portugez dhe ai është Bernardo Silva. “Daily Star” raporton se kampionët e Europës pëlqejnë shumë mesfushorin me tipare sulmuese dhe janë gati të nisin negociatat për të.

24-vjeçari po bën paraqitje shumë të mira me Sitin e Guardiolës, me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit 2022, ndërsa çmimi i kartonit të tij vlerësohet 70 milionë sterlina.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *