Ditëlindja e “trishtë” e Guardiolës: Nuk festova, sepse nuk kam miq!

Pep Guardiola festoi 48-vjetorin e lindjes ditën e djeshme dhe urimet për trajnerin e Mançester Sitit ishin të shumta. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Hadërsfilldit në transfertë, spanjolli ka bërë humor me gazetarët e pranishëm.

Një prej tyre e pyeti Pepin nëse kishte organizuar ndonjë gjë të bukur për ditën e tij dhe përgjigja e trajnerit i befasoi të gjithë për një moment, për të shpërthyer më pas të qeshurat në sallë.

Më fal? Jo nuk kam organizuar asgjë, thjeshtë një darkë me familjen time. Nuk kam miq”, përgjigjet Guardiola me humor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *