Klubi i Fraiburgut është gati të investojë në stadiumin e ri. Klubi gjerman, pjesë e së cilit është dhe Amir Abrashi, mesfushori i kombëtares kuqezi, ka prezantuar në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale pamjet e stadiumit të ri.
Punimet kanë nisur dhe klubi shpreson që stadiumi i ri të jetë gati në vitin 2020. Pamjet e ofruar tregojnë një stadium modern dhe shumë të bukur. Komentet e tifozëve janë pozitive dhe ata po e presin me padurim përfundimin e punimeve.
Fraiburgu renditet në vendin e 11-të në kampionat me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Frankfurtit për t’u ndeshur me Ajntrahtit vendas.