Morata zgjedh ekipin e ri, gati të heqë dorë nga milionat

Alvaro Morata do të largohet nga ekipi i Çelsit, që pret të mbyllë marrëveshjen me Gonzalo Higuain. Spanjolli ka disa oferta, ndërsa pëlqehet nga Milani, Atletiko e Madridit, Sevilja, Bajerni i Mynihut dhe Barcelona.

Ai nuk është në planet  e Sarrit dhe ka një dëshirë për ekipin e ri. Siç raporton “Marca”, 26-vjeçari ka zgjedhur Atletikon e Madridit. Morata është gati të pranojë një rrogë më të vogël se 9 milionë eurot që fiton me Çelsin, me qëllimin e vetëm kalimin tek ekipi “colchoneros”.

Sulmuesi është një preferencë e trajnerit Simeone, i cili kërkon shërbimet e tij për të zëvendësuar Diego Kostën e dëmtuar. Klubet janë pranë arritjes së marrëveshjes, ndërsa mbetet të përcaktohet formula e transferimit të tij: huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, ose shitje e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *