Mërrei i jep lamtumirën Australisë, Federer nuk zhgënjen

Andi Mërrei u mund në përballjen e parë të “Australian Open” nga tenisti spanjoll Roberto Bautista Agut. Skocezi, megjithëse vjen nga një vit i mbushur me dëmtime, tregoi shpirt gare duke i marrë dy sete numrit 22 të renditjes botërore.

Në fund të përballjes, Mërrei la të hapur mundësinë e një rikthimi në “Australian Open”, por situata duket shumë e zymtë, pasi dhimbjet kronike në kockën e legenit po bëhen të padurueshme për të.

Kampioni në fuqi i këtij turneu, Roxher Federer mundi në tre sete 6-3, 6-4, 6-4 tenistin uzbek Denis Istomin. Fitore bindëse arriti dhe Rafael Nadal, i cili mund në tre sete australianin Xhejms Dakuorth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *