Reali i Madridit fitoi përballë Betisit në transfertë me rezultatin 2-1, ndërsa Isko e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli. Santiago Solari nuk i dhuroi asnjë minutë lojtarit ofensiv dhe tashmë është konfirmuar raporti i keq mes tyre.
Trajneri argjentinas preferoi dhe të riun Kristo përpara Iskos, me këtë të fundit që ka përfunduar si zgjedhje e fundit. 26-vjeçari ka zgjedhur të heshtë, ndërsa të kundërtën ka bërë një mik i tij. Siç raporton “Marca”, Aitor Kosta, një mik i Iskos, ka “shpërthyer” në rrjetet sociale kundrejt trajnerit të Realit.
“Solari merr vesh nga futbolli, aq sa marr unë vesh nga inxhinieria. Vrasësi i vogël i topit, askush nuk e njeh emrin tënd”, shkruan Kosta në “Instagram”. Fantazisti po përjeton një periudhë të keqe dhe largimi nga “Los Blancos” është alternativa e vetme. Për shërbimet e tij ka një garë të fortë midis Juventusit dhe Mançester Sitit.