Partizani po luan në këto momente ndeshjen e parë miqësore në tokën turke. Skuadra e Skënder Gegës po përballet me ekipin e Sivasporit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kryeqytetasit kanë mundur që të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 47-të me anë të Jasir Asanit. Skuadra e kuqe po arrin të fitojë, por ka ende shumë minuta lojë për t’u luajtur.
Partizani i ka zhvendosur përgatitjet në Turqi prej pak ditësh, me synimin që skuadra të ketë kushte sa më të mira për t’u përgatitur për gjysmën e dytë të sezonit. Në dy fazat e para Partizani ka bërë mjaft mirë, duke u shpallur dhe kampion dimri.