Flamurtari ngec në Lushnje, kuqezinjtë “dështojnë” në miqësoren e parë

Sot në mesditë në stadiumin “Roza Haxhiu” u luajt miqësorja Lushnja-Flamurtari, një ndeshje ku të dyja skuadrat e kishin “zgjimin” e tyre të parë për vitin 2019. Më shumë se sa testi që dy trajnerët: Gjyla te Lushnja dhe Daja te Flamurtari kërkonin te skuadrat e tyre, ajo që u evidentua më shumë në këtë sfidë miqësore ishte mungesa e kapitenit të Flamurtarit, Tomislav Bushiç.

Ditë më parë, Bushiç e ka paditur klubin vlonjat në FIFA për pagesa të pashlyera, duke kërcënuar me largim të tij nga skuadra, madje sot nuk ka qenë me skuadrën në Lushnje. Gjithsesi, pjesa e parë e kësaj miqësoreje u mbyll me rezultatin 1-0 për lushnjarët pas golit të Griseld Dervishit, ndërsa në të dytën ishin vlonjatet që barazuan me anë të Andi Ribaj. Një rezultat ky që e ngushëllon trajnerin Ilir Daja të Flamurtarit në këtë situatë, ndërsa për Lushnjen barazimi mbetet nje test i mirë në këtë periudhë.

Lushnja tregon se është një kockë e fortë, ndaj një Flamurtari që duket se është i shpërqendruar me problemet jashtë fushe. Pa Bushiç e Alvesh, fuqia sulmuese duket se nuk është e njëjtë. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për miqësore, rezultati kalon në plan të dytë, pasi kryesore është që trajneri të marrë përgjijget e duhura nga lojtarët.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online