Legjenda e Çelsit “shkund” Moratën: Nuk po luan me Brajtonin!

Alvaro Morata po përjeton një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Aventura me Çelsin nuk po shkon në mënyrën e duhur për sulmuesin spanjoll, i cili ka shënuar 5 gola në 16 ndeshje të zhvilluara, të fundit me 4 nëntor.

Zërat e merkatos e lidhin me një rikthim në Itali tek ekipi i Milanit, ndërsa një legjendë si Xhanfranko Zola ka vendosur ta “shkundë” atë. Italiani, i cili është zevëndësi i Mauricio Sarrit dhe një idhull absolut në “Stamford Bridge”, ka folur për “Marca” duke insistuar se 26-vjeçari duhet t’i lërë pas krahëve problemet dhe të përqendrohet tek ekipi.

Ai nuk është pjesë e ndonjë ekipi të dorës së dytë, por luan me një emër të madh si Çelsi, kështu që duhet të reagojë, ose… të përgatisë valixhet me destinacion Milanon.

 

Morata duhet të përshtatet. Njerëzit presin shumë nga numri 9 i Çelsit dhe nëse do të shkonte në një klub tjetër, do të përjetonte të njëjtat situata dhe nuk do i shmangej dot përgjegjësive. Kjo është pjesë e punës së tij: sa më shumë të jetë në gjendje të përballojë këto situata, aq më mirë do të jetë për të. Alvaro duhet të mësojë t’i lërë pas krahëve problemet. Ai luan me Çelsin, jo me Sauthempton apo Brajtonin, me gjitha respektin për këto ekipe. Futbolli po evolon dhe ai duhet të përmirësohet në aspektin taktik dhe duhet të zbresë i qetë në fushën e blertë”, përfundon numri dy i stolit të “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *