Legjenda angleze kritikon Sarrin: Asnjë risi në futboll, nëse Çelsi e mbyll i katërti…

Mauricio Sarri zhvilloi një futboll shumë të bukur gjatë tre viteve të kaluara te Napoli, ndërsa konkurroi me Juventusin për fitimin e titullit kampion. Shenjat e para u dhanë tek Empoli, ndërsa 59-vjeçari u transferua gjatë verës tek ekipi i Çelsit.

Fillimi ishte fantastik dhe të gjithë u dashuruan me stilin e lojës së italianit. Më pas nisën vështirësitë e para dhe “Blutë e Londrës” renditen për momentin në vendin e katërt me 44 pikë, dhjetë më pak se Liverpuli kryesues. Në futboll nuk të fal askush kur nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo gjë i ka ndodhur dhe Sarrit.

Ai është kritikuar nga një legjendë e futbollit anglez, si Alan Shirer. Ish-bomberi i famshëm e shpjegon në mënyrën e tij faktin që trajneri italian nuk ka sjellë ndonjë risi në futboll dhe maksimumi që mund të arrijë Çelsi dhe Sarri është kualifikimi në Champions Ligë.

Alan Shirer

Stili i mbajtjes së topit të Sarrit i kërkon një mesfushori të shkojë të marrë topin dhe të sillet me të nëpër fushë. Kjo gjë ndodh që nga momenti kur ka lindur futbolli, apo jo? Kam pyetur veten se çfarë ishte stili i Sarrit. Një pasim për qendërmbrojtësin, i cili ia pason një mesfushori që di ta përpunojë topin dhe më pas përpiqet të kontrollojë lojën. Nuk mendoj se këtu ka diçka të re, apo jo? Nuk ka ekzistuar më parë ndonjë skuadër, që ka tentuar të luajë topin, duke shfrytëzuar zonën qendrore të fushës? Nëse Çelsi përfundon në katërshen e parë, mendoj se duhet konsideruar një sukses për klubin dhe Sarri do të jetë i lumtur. Edhe nëse mbetet ende e paqartë e ardhmja e Hazard, i cili mund të mos jetë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm”, përfundon Alan Shirer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *