Andi Lila duket se e ka marrë dhuratën për vitin e ri, të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram. Mbrojtësi i kombëtares, është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje, për kontributin e dhënë për shtëpinë e të moshuarve në vendin e tij të lindjes, në Kavajë.
Kavajasi, në postimin e tij në Instagram ka shkruar: “Viti i ri nuk mund të niste më mirë! Faleminderit.” 32-vjeçari aktualisht luan në Greqi, me Pas Janinën, por gjithsesi kjo gjë duket se nuk e ka penguar për të treguar “klasin” e tij edhe jashtë fushe, duke kontribuar për vendin e tij të lindjes.