Largimi parë zyrtar nga Flamurtari, madje disi i çuditshëm. Një mesfushor e mbyll me vlonjatët dhe ai është i riu Alesio Hyseni. këtë sezone e nisi titullar, ndërsa më pas hapësirat për të munguan. Klubi i Flamurtarit ka dalë edhe me njoftim zyrtar.
“Flamurtari F.C njofton përfundimin e bashkëpunimit me Alessio Hyseni. Mesfushori 22-vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi mesfushorit të jetë lojtar i lirë. Flamurtari Football Club falënderon Alessio Hyseni për kontributin e dhënë me fanellën Kuqezi, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e vlonjatëve.
ÇUDIA – Shumëkush merr dhurata për ditëlindje dhe për Alesio Hysenin është lejekalimi për të ikur nga Flamurtari. Klubi vlonjat e uroi në këtë ditë të veçantë mesfushorin dhe më pas erdhi njoftimi i dytë për mbylljen e bashkëpunimit.