Shtyrja e mundshme e Serie A, federata italiane del me vendimin zyrtar

Zyrtarë të federatës italiane patën një takim, për të diskutuar mbi ecurinë e kampionatit, ku përflitej dhe një pezullim, si pasojë e rasteve të përsëritura të koreve raciste ndaj lojtarëve. Gjithsesi, në përfundim të takimit është vendosur zyrtarisht që kampionati do të vazhdojë normalisht dhe sfidat e programuara për t’u luajtur ditën e shtunë do të vijojnë siç ishin planifikuar.

Më herët, presidenti i federatës italiane të futbollit kishte deklaruar se pezullimi i Serie A ishte diçka që mund të merrej në konsideratë, pas ngjarjeve të ndodhura një natë më parë, në sfidën mes Interit dhe Napolit.

Ja ç’kishte thënë më parë presidenti Gravina:

“Pezullimi i kampionatit është diçka që mund ta marrim në konsideratë. Tani na duhet të pushojmë një moment dhe të marrim veten. Kemi probleme me rendin publik dhe mënyrën se si duhet të menaxhohet. Jam i shqetësuar për këtë klimë. Nuk jam psikolog, por dukej qartë që në “San Siro”, disa lojtarë ishin nervoz. Tani jam në një periudhë reflektimi sepse ajo që ndodhi ishte shumë serioze. Do të flasim dhe me Ministrinë dhe do të vendosim”.

“Do të verifikojmë dhe në rast se ka pasur tre thirrje për ta ndërprerë ndeshje, por me sa duket diçka e tillë ka ndodhur vetëm një herë. Sot, prokurori do të dëshmojë pjesën e tij, por ajo që ndodhi ishte e keqe. Lojtarët ishin shumë nervoz në fushë. Arbitiri gjithashtu do të shkruajë se çfarë mendon, por në rast se ai ka gabuar, do të shihet dhe kjo gjë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *