Tjetër largim nga Bajerni, veterani njofton lamtumirën

Bajerni i Mynihut, kohët e fundit po përballet me një seri zyrtarizimesh, se në fundin e sezonit disa prej lojtarëve do të largohen. Arjen Roben, ka njoftuar më parë se ky mund të jetë sezoni i fundit në Mynih, por edhe Frenk Riberi gjithashtu duket drejt fundit të ciklit më bavarezët.

Ditën e sotme, një tjetër veteran i gjermanëve ka njoftuar lamtumirën nga ekipi në fund të sezonit, i cili është Rafinja. Braziliani tani po shijon pushimet e tij në Brazil dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se ky është viti i fundit për të me fanllën e Bajernit.

“Cikli im te Bajerni është drejt fundit. Ka shumë gjëra që mund të ndodhin në gjashtë muajt e ardhshëm, por unë mendoj se ky është viti im i fundit”, përfundoi mbrojtësi anësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *